Foshnja e pajetë në lavatriçe, shkarkohen drejtori dhe kryeinfermierja në Pejë

Shpërndaje lajmin

Spitali i Pejës ka bërë të ditur të premten se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë, pas rastit të foshnjës që lindi e vdekur e u fut në lavatriçe nga personeli.
Sipas njoftimit, spitali po përgatit planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat e brendshme organizative, shkruan KosovaPress.
“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast. Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se, gjithçka që ka ndodhur është duke u hetuar nga Prokuroria prej ditës që është kuptuar për ngjarjen e rëndë. Edhe masat e tjera administrative po ashtu janë ndërmarrë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

E rëndë, në Pejë foshnja e pajetë futet në lavatriçe, tentohet të fshihet ngjarja
Faj i mamive apo i sanitareve që trupi i foshnjës u fut në lavatriçe me çarçafët?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *