January 22, 2022

Foto: “Bonucci të presim në Baretto, frikacak, idiot”, tifozët e interit kundër italianit

Shpërndaje lajmin

Situata e ndodhur me Leonardo Bonuccin në sekondat e fundit të ndeshjes mes Interit dhe Juventusit në Superkupën e Italisë, ku skuadra zikaltër fitori trofeun e parë sezonal, mori vëmendjen e shumë mediave.

Në momentin që Bonucci ishte urdhëruar nga Missimiliano Allegri për të hyrë në fushën e lojës kur rezultati ishte 1-1, dhe goli i ardhur nga Sanchez në 20 sekondat e fundit irritoi keq lojtarin e Juves.

Lojtari italian humbet toruan dhe pas golit që i dha fitoren Interit shkoi të përplasej me një zyrtarë të skuadrës zikaltër që po festonte golin e shënuar.

Një ngjaje që shkaktoi shumë polemika, ku kjo nuk ka si të harrohet nga tifozët e Interit të cilët kanë menduar ti bëjnë një banderolë Bonuçit teksa nuk ngurojnë t’i dërgojnë edhe një ftesë.

“Bonucci, nëse do të bëhesh mashtrues, të presim në Baretto, frikacak, idiot”, shkruhej në banderolën e tifozëve zikaltër.

Gjoba që Bonucci mori nga Gjykatësi Sportiv, nuk ka mjaftuar për të qetësuar tifozët zikaltër të cilët prisnin minimalisht një ndjesë nga ana e lojtarit. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *