FOTO| Çiklistët në Madrid zhvishen, protestë për më shumë siguri në rrugë
E vërteta për çiklizmin në një qytet është se bëhet fjalë për një rrezik të jashtëzakonshëm.
Për këtë arsye qindra njerëz u mblodhën për të protestuar të zhveshur bashkë me biçikletat e tyre në kryeqytetin spanjoll, Madrid.
Protestuesit thonë se kjo është një kujtesë se çiklistët ekspozohen vazhdimisht pa asnjë mbrojtje
“Ne nuk duam më vdekje të çiklistëve në Madrid dhe në autostrada. Duhet të ketë më shumë respekt për çiklistët dhe njerëzit duhet të dalin dhe të ngasin biçikleta në mënyrë që të ketë më pak ndotje,” shpjegoi Lucy, një nga protestueset.
pic.twitter.com/Okf9AHMqx9
— WNBR London (@WNBRLondon) June 10, 2017
Njerëzit në më shumë se 20 vende të tjera u zhveshën për të marrë pjesë në ngjarje të ngjashme.
Organizatorët thonë se të qenit lakuriq në trafik është mënyra më e mirë për të zbuluar se si ndihen çiklistët kur ndajnë rrugët me makina dhe autobusë.
LEXONI GJITHASHTU:
72-vjeçari shkodran i pasionuar me çiklizmin pedalon çdo ditë 40 kilometra