FOTO/ Ekspozita e Karikaturave “Media Freedom” në Shqipëri, shpallen fituesit

0
Shpërndaje lajmin

Cartoon Movement , në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe bashkëpunim lokal me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Institutin Shqiptar të Medias, ka kënaqësinë të shpallë hapjen e Ekspozitës së Karikaturave “Media Freedom” në Shqipëri!

Kjo ekspozitë synon të nxjerrë në pah rolin e lirisë së medias në promovimin e mëtejshëm të parimeve demokratike dhe inkurajimin e diskursit publik.
Karikaturistët, ilustruesit dhe artistët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u ftuan të përshkruanin vizualisht rëndësinë e lirisë së medias dhe gazetarisë së pavarur, si dhe të pasqyronin realitetet nga perspektiva e tyre, në vendet e tyre përkatëse.

Nga 186 aplikime nga 95 artistë gjithsej, një juri ekspertësh përzgjodhi 44 vepra të cilat janë ekspozuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor; një prej tyre dhe Shqipëria.

Pas vlerësimit të plotë nga paneli i nderuar i jurisë së këtij konkursi, kemi gjithashtu kënaqësinë të prezantojmë karikaturistët e mëposhtëm, veprat e të cilëve u vlerësuan si më të shquarat:
Vendi i parë – Dušan Petričić – Serbia
Vendi i dytë – Armend Ajredini
Përmendje e veçantë – Anastasija Visekruna
Nëpërmjet gjithë këtyre punimeve, të gjithë me interes për median dhe artin, por jo vetëm, ftohen të dëshmojnë dhe festojnë përpjekjet e artistëve në advokimin për një kulturë gazetarie të lirë dhe transparente.
Ekspozita e Karikaturave “ Media Freedom” në Shqipëri është pjesë e projektit “Media freedom cartoon competition 2024 – Western Balkans cartoon competition & exhibition” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve te Ulëta dhe implementuar nga Cartoon Movement në bashkëpunim lokal me Institutin Shqiptar të Medias në koordimin me Ambasadën e Vendeve te Ulëta në Shqipëri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *