Foto| Ky është efektivi i vrarë në Fier, dy pistat e hetimit

0
Shpërndaje lajmin

Dy pista hetimi kryesore janë momentalisht në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz të Fierit.
E para ka të bëjë me një pistë hakmarrjeje, pasi i ati i viktimës i cili punon si polic në sallën operative të komisariatit të Fierit, ka kryer një vrasje përpara disa vitesh.
Dyshohet se vrasja e 28-vjeçarit mund të lidhet dhe me krimin e kryer nga i ati.
Nuk përjashtohet gjithashtu as pista e vrasjes pas një sherri momental.
Familja Cenalia është nga Hasi i Kukësit dhe jetonte prej disa vitesh në Fier.
LEXONI GJITHASHTU:

Shkonte për të marrë shërbimin, kush është efektivi i policisë që u vra në Fier
Vritet me armë zjarri polici në Fier

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *