January 25, 2022

FOTO/ LaLiga Santander emëron lojtarin më të mirë të ligës për muajin nëntor

Shpërndaje lajmin

Vinicius Junior është emëruar nga LaLiga Santander si lojtari më i mirë i ligës për muajin nëntor pas paraqitjeve të tij kundër Rayo Vallecano, Granada dhe Sevilla.

Sulmuesi brazilian u vlerësua më lart se lojtarët si Memphis Depay, Oscar Trejo dhe Antoine Griezmann dhe do të marrë çmimin para derbit mes Real Madrid dhe Atletico Madrid të dielën në Estadio Santiago Bernabeu.

Vinicius ka shënuar një total prej 12 golash deri më tani në 2021/22 dhe ka regjistruar gjithashtu shtatë asistime. Ai aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë i La Liga Santander (10) pas shokut të tij të skuadrës Karim Benzema (12)./h.ll/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *