FOTO/ Personalitete e klube të njohura shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mino Raiolës

Shpërndaje lajmin

“Mbreti” i merkatës, Mino Raiola ndërroi jetë mesditën e sotme, pasi nuk mundi të fitonte betejën më të rëndësishme të tij, teksa sëmundja e rëndë i mori jetën.
Një humbje e madhe kjo për futbollin, pas Raiola u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, teksa prej ditësh ishte i shtruar në një spital në Milano, ku kurohej nga kanceri në mushkëri.
Ishin familjarët e italo-holandezit ata që dhanë lajmin tragjik, ndërsa menjëherë shumë klube e futbollistë reaguan në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Mino Raiolës.
Klubet e Milanit, Interit, Udineses, Raelit të Madridit, Monzës, etj., ishin ndër të parët që publikuan mesazhet e tyre ngushëlluese, të cilat më pas u shoqëruan nga reagimet e personaliteteve si Marotta, Agnelli, Capello e Galliani, por edhe futbollistë të skuadrës së Raiolës, si Dumfries, Lozano, Verratti, etj.
Reagimet:

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.