Foto-Shkodra nën “pushtetin” e ujit/ Meta dhe Ademi rehatohen në restorant

Share

Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot në Shkodër për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

Shkodra është një nga zonat më problematike, pasi pati përmbytje që shkaktuan dëmtime të mëdha. Mësohet se presidenti Meta është takuar me kryebashkiaken Voltana Ademi.

Në një foto të siguruar nga CNA.al duket se Meta dhe Ademi e kanë harruar situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shkodra dhe ja kanë shtruar me të ngrënë e me të pirë.

Në një moment ku Shkodra po “noton” në ujë, presidenti dhe kryebashiakja bëjnë nga një deklaratë sa “për sy e faqe” e pastaj rehatohen në restorant me tavolinën plot e përplot, duke lënë kështu në harresë qytetarët që presin zgjidhje për problemin e tyre./CNA.al

meta22 minmetaaa min


Share

Komente