Fotoreporteri i zhdukur ukrainas gjendet i vdekur në Kiev

Shpërndaje lajmin

Fotografi dhe krijuesi i dokumentarëve ukrainas Maks Levin është gjetur i vdekur pranë Kievit, pasi u zhduk më shumë se dy javë më parë.
Kjo ishte deklarata e tha ndihmës presidentit, Andriy Yermak më 2 prill.
“Ai u zhduk në zonën e konfliktit më 13 mars në rajonin e Kievit. Trupi i tij u gjet pranë fshatit Huta-Mezhyhirska më 1 prill,” tha ai në një postim në Telegram.
Reporterët pa Kufij konfirmuan raportin në Twitter, duke thënë se Levin u vra si pesë gazetarë të tjerë që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës.
Zyra e prokurorit tha se, sipas gjetjeve paraprake, Levin u qëllua për vdekje dy herë me armë të lehta, nga ushtarakë të ushtrisë ruse.
Levin, 40 vjeç, baba i katër fëmijëve, kishte punuar me shumë media ukrainase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Reuters, BBC dhe Associated Press.
 
LEXONI GJITHASHTU: 

Presidentja PE mbështet Ukrainën, premton rindërtimin e qyteteve
The post Fotoreporteri i zhdukur ukrainas gjendet i vdekur në Kiev first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.