FOTOT-Drejtonte një prej karteleve më të rrezikshme në botë/ Arrestohet “ëngjëlli” i narkotrafikantit “El Chapo”

Share

Gruaja e narkotrafikantit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, është arrestuar në aeroportin e Uashingtonit.  31 vjeçarja Emma Coronel Aispuro ndodhet nën akuzën për përfshirje në trafikun e drogës dhe për oragnizimin e arratisjes së bashkëshortit të saj nga burgu në vitin 2015.

Bashkëshorti i Emmas, themelues i kartelit të Sinaloa po vuan e tij në një nga burgjet me siguri maksimale në SHBA.

Pas arrestimi të “El Chapos”, autoritetet kishin nisur të merreshin para dy vjetësh me guran e tij, duke e hetuar. Por pavarëshisht se ndodhet nën hetim gruaja e El chapo, Emma Coronel Aispuro, ka prezantuar markën e saj të biznesit “El Chapo Guzman” në zyrën e Patentave në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një zëdhënëse të skuadrës së avokatëve të kreut të Kartelit të Sinaloas, ky është një projekt për të cilin Emma dhe Joaquin kanë vite që diskutojnë dhe më në fund po bëhet realitet./ CNA.al


Share

Komente