November 29, 2021

Franca ashpërson masat e hyrjes për disa shtete të BE-së

Shpërndaje lajmin

Përballë valës së re të Covid-19 që po prek disa vende evropiane, Franca vendosi të shtunën e kaluar të shtrëngojë kushtet e hyrjes në vend për personat e pavaksinuar.

Masat e reja shëndetësore kanë të bëjnë veçanërisht me njerëzit nga Gjermania, Belgjika, Irlanda, Holanda, Austria dhe Greqia, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Udhëtarët mbi 12 vjeç nga këto vende dhe që nuk mund të demonstrojnë pajtueshmëri me vaksinimin e dyfishtë duhet të paraqesin rezultatin negativ të testimit molekular ose antigjenik të bërë më pak se 24 orë përpara nisjes.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk do t’i nënshtrohen këtij detyrimi. Përjashtohen gjithashtu punonjësit e transportit rrugor, punëtorët kufitarë dhe në përgjithësi ata që udhëtojnë për më pak se 24 orë brenda një rrezeje prej 30 kilometrash nga vendi i tyre i vendbanimit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *