Franca do të rritë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet

Shpërndaje lajmin

Qeveria franceze ka zbuluar planet e saj të diskutueshme të reformës së pensioneve, transmeton albinfo.ch. Deri në vitin 2030, mosha e pensionit duhet të rritet nga 62 në 64, ka thënë kryeministrja Elisabeth Borne të martën.
Nga viti 2027 do të duhet të vërtetohen 43 vite kontribute për të merituar pension të plotë. Planet janë jashtëzakonisht jopopullore dhe sindikatat kanë shpallur tashmë rezistencë të ashpër.
Para se të jepej njoftimi, ishte spekuluar për një rritje të mundshme në 65 vjet, shkruan srf.ch.
Reforma ka qenë temë debati prej vitesh dhe është konsideruar si një projekt kyç nga Presidenti Emmanuel Macron që kur ai mori detyrën në vitin 2017. Megjithatë, ai pati anuluar një përpjekje të mëparshme në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *