Franca gjobit Google me 220 milionë euro për dëm ndaj kundërshtarëve

Shpërndaje lajmin

Rregullatori i konkurrencës në Francë gjobiti Google me 220 milionë euro pasi zbuloi se kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për vendosjen e reklamave në internet duke dëmtuar kundërshtarët.

Ky është aksioni i fundit që kur autoritetet evropiane morën vendimin për të mbajtur qëndrime më të ashpra kundër gjigantëve të teknologjisë amerikane.

Përveç gjobës, Google premtoi të përmirësojë ndërveprimin e shërbimeve të saj Google Ad Manager për palët e treta.

“Vendimi që gjobit Google është veçanërisht domethënës pasi është i pari në të gjithë botën që merret me proceset komplekse të ankandit algoritmik të përdorura për reklamimin në internet,” – tha Isabelle de Silva, e cila kryeson rregullatorin e konkurrencës në Francë.

Me raste të ndara në GoogleApple Inc. apo Facebook, rregullatorët francezë të antitrustit kanë filluar të frenojnë sjelljen anti-konkurruese për reklamat në internet. Ndërsa çështja e Google përfundoi me një gjobë, Facebook javën e kaluar u përpoq ta shmangte duke ndërmarrë  angazhime për të zbutur rregullatorët.

Çështja Google buron nga një ankesë e paraqitur në 2019 nga Rupert Murdoch’s News Corp., gazeta franceze Le Figaro dhe grupi i mediave belge Rossel La Voix, që akuzuan Google për monopol mbi shitjet në internet të reklamave.

Nuk është hera e parë që Google gjobitet nga autoritetet franceze mbi reklamat në internet pas një gjobë prej 150 milion euro në 2019. Motori i kërkimit gjithashtu rrezikon një penalizim në javët e ardhshme për dyshimet që nuk arriti të respektojë një urdhër në lidhje me shërbimin e tij të lajmeve./euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *