October 24, 2021

Franca goditet nga vala e katërt e koronavirusit, rriten me 150% të infektuarit

Shpërndaje lajmin

“Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi që këtë herë është më e shpejtë dhe më infektuese se gjithë të tjerat”.

Kjo është deklarata e zëdhënësit të qeverisë Gabriel Attal i cili tregon se numri i të infektuarve është rritur me 150% më shumë nga java e kaluar dhe se 80% e rasteve janë me variantin delta.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 18 mijë raste të reja me koronavirus, ndërkohë që një javë më parë këto shifra nuk i kalonin 7 mijë, transmeton Express përcjell Albinfo.ch.

Prej disa ditësh francezët kanë dalë në protesta kundër vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshme marrjen e vaksinës së punëtorëve të disa sektorëve.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *