September 18, 2021

Franca, karantinë dhe gjobë deri në 1,500 euro për britanikët

Shpërndaje lajmin

Sipas një raporti, britanikët që do të udhëtojnë në Francë do të duhet të karantinohen për të paktën shtatë ditë dhe të kenë një test negativ për shkak të frikës për përhapjen e variantit indian.

Po ashtu, Franca ka vendosur Mbretërinë e Bashkuar në listën e kuqe, që do të thotë se të britanikët do të karantinohen, do të jenë të mbikëqyrur nga polica dhe do të marrin gjobë nga 1,000 deri në 1,500 euro nëse shkelin rregullat anti-Covid.

Rregullat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi të hënën, kërkojnë një test negativ PCR të paktën 36 orë para mbërritjes në Francë, ose një test antigjen brenda 24 orëve. RasteT me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur përsëri, por incidenca e përgjithshme është e ulët.

Numri i pacientëve të shtruar në spital COVID-19 shënoi nivelin më të ulët që nga shtatori, por rastet e variantit indian janë rritur me shpejtësi. Varianti indian është raportuar në të paktën 17 vende.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *