Franca kufizon çmimet e energjisë elektrike për bizneset e vogla

Shpërndaje lajmin

Kostot e energjisë elektrike në Francë do të kufizohen këtë vit për kompanitë e vogla, nëse ato përmbushin disa kritere. Lajmi vjen nga ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.
“Furnizuesit e energjisë elektrike garantuan që bizneset më të vogla nuk do të duhet të paguajnë më shumë se 28 centë për kilovat orë, mesatarisht në vitin 2023”, tha Le Maire pas takimit me furnizuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike.
Kufiri, siç u shpreh ai, zbatohet për kompanitë me më pak se dhjetë punonjës dhe një xhiro vjetore prej më pak se 2 milionë euro (2.1 milionë dollarë), nëse ata rinovojnë kontratën e tyre të energjisë elektrike në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
“Kjo prek rreth 600 000 nga 2.1 milionë kompani mikro në vend”, tha Le Maire.
Marrëveshja vjen pasi qeveria franceze ushtroi presion mbi furnizuesit e energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit për shkak të çmimeve të larta të energjisë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *