September 24, 2021

Franca lehtëson masat anti-COVID, rregullat e udhëtimit për qytetarët e huaj

Shpërndaje lajmin

Populli francez nga e mërkura mund të frekuentojë restorantet dhe baret, ndërsa udhëtarët e huaj me një pasaportë COVID mund të vizitojnë vendin.

E mërkura shënon fazën tjetër në lehtësimin e kufizimeve të njoftuara në fund të prillit nga presidenti Emmanuel Macron, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Cilat janë lehtësimet për qytetarët francezë?

Kafenetë dhe restorantet mund të mirëpresin klientët në ambiente të mbyllura me kapacitet 50%, në maksimumin 6 persona për tryezë. Tarracat mund të mbushen me kapacitet 100%, gjithashtu me maksimumin gjashtë persona për tryezë.

Kapaciteti në muze dhe vende të tjera kulturore duke përfshirë kinematë dhe teatrot rritet deri në 5,000 njerëz edhe pasaportat e shëndetit kërkohen për çdo ngjarje me më shumë se 1,000 njerëz.

Kapaciteti në ngjarjet sportive në natyrë u rrit në 5,000 persona, të cilët duhet të kenë pasaportë shëndetësore.

Ekspozita të mëdha dhe panaire mund të mbahen me një maksimum prej 5,000 personash të pranishëm me pasaportë shëndetësore.

Qytetarët mund të lëvizin deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Kjo masë është menduar të hiqet plotësisht më 30 qershor.

Aktiviteti fizik në natyrë, përfshirë sportet, lejohen me maksimumin 25 pjesëmarrës. Garat amatore gjithashtu mund të vazhdojnë me maksimumin 500 persona.

Ceremonitë e partneritetit, si dhe martesat, mund të vazhdojnë me kapacitet 50%.

Në varrime mund të marrin pjesë deri në 75 persona.

Cilat janë kufizimet e udhëtimit?

Nga sot, Franca operon nën një sistem ngjashëm me Mbretërinë e Bashkuar: vende të klasifikuara si zona jeshile, vende që janë vendosur rregulla të kufizuara dhe ato që janë cilësuar si zona të kuqe.

Zonat jeshile përfshijnë Australinë, Izraelin, Japoninë, Libanin, Zelandën e Re, Singaporin dhe Korenë e Jugut.

Udhëtarët nga këto vende ose duhet të jenë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave si: Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/ Universiteti i Oksfordit, Moderna dhe Johnson & Johnson,  ose të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë para udhëtimit në Francë.

Shumica e vendeve të tjera hyjnë në kategorinë e vendeve me rregulla të kufizuara, ku përfshihet SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa më e madhe e Azisë dhe Afrikës.

Udhëtarët nga këto vende mund të kalojë kufirin nëse janë injektuar plotësisht me një vaksinë të aprovuar nga EMA dhe të paraqesin një test negativ PCR ose antigjeni të marrë gjatë 72 orëve të mëparshme.

Nëse janë të pavaksinuar dhe kanë një arsye të rëndësishme për të vizituar Francën, duhet të bëjnë një test para nisjes së tyre dhe të vetë-izolohen për shtatë ditë pas mbërritjes.

Vendet e kategorizuara si zona të kuqe janë: Argjentina, Bahreini, Bangladeshi, Bolivia, Brazili, Kili, Kosta Rika, India, Nepali, Pakistani, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Surinami, Turqi dhe Uruguaj.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *