Franca me aksion kundër abuzimit të fëmijëve, arreston 80 persona

0
Shpërndaje lajmin

Policia franceze ka organizuar një operacion të gjerë kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve në fund të të cilit ranë në pranga 80 persona, mes të cilëve zyrtarë lokale dhe dy mësues shkolle.
Operacioni ishte fokusuar në ato institucione ku kontaktet me fëmijët janë më të shpeshta dhe për autoritetet franceze, ky aksion është një ndër më të mëdhenjtë në vend.
Sipas zyrtarit të policisë, Quentin Bevan arrestimet u kryen në 53 departamente, nga 101 që Franca ka në total.
Të dyshuarit akuzohen për krime të ndryshme, që në thelb kanë shfrytëzimin e të mitërve. Ata variojnë nga mosha 30-60 vjeç dhe me formime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *