Franca premton të rrisë ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën

Shpërndaje lajmin

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të rrisë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, pas një bisede me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Macron përsëriti gjithashtu “shqetësimin e tij të fortë” për bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve ukrainase dhe “situatën e padurueshme” në qytetin port jugor të Mariupol.
SHBA-ja, Franca dhe aleatët e tjerë i kanë ofruar Kievit qindra artileri me rreze të gjatë për ta ndihmuar atë të kundërshtojë ofensivën e Moskës në rajonin Donbas në Ukrainën lindore.
Presidenca franceze thotë gjithashtu se ndihma për Ukrainën arrin në “më shumë se 615 ton pajisje, duke përfshirë pajisje mjekësore, gjeneratorë për spitale, ndihma ushqimore, ndihma strehimore dhe automjete emergjente.”
 
LEXONI GJITHASHTU:

Anxhelina Zholi viziton papritur Ukrainën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *