October 20, 2021

Francë, 3 emigrantë humbën jetën pasi goditën nga treni

Shpërndaje lajmin

Tre emigrantë kanë humbur jetën në pjesën jugperëndimore të Francës pasi u goditën nga një tren,  tha një zëdhënëse e policisë të martën. Sipas zëdhënëses, katër emigrantë ishin shtrirë në shinat e trenit pranë Saint-Jean-de-Luz rreth orës 5 të mëngjesit, kur u goditën nga një tren që udhëtonte për në Bordo.

Tre persona humbën jetën menjëherë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, tha ajo, duke shtuar se nuk ishte e qartë arsyeja pse ishin shtrirë në binarë. Dy nga emigrantët ishin me kombësi algjeriane, ndërsa ende nuk dihen kombësitë e personave të tjerë.

Kryebashkiaku Eneko Aldana-Douat tha se zona pranë kufirit spanjoll është një vendkalim për emigrantët./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *