Francë: Gjenden të vdekur në banesën e tyre burrë e grua nga Kosova

Shpërndaje lajmin

Babë e nënë, shqiptarë, prindër të 7 fëmijëve, janë gjendur të vdekur në banesën e tyre në Francë, njofton albinfo.ch.
Sipas raporteve të para, thuhet se burri dhe gruaja janë sulmuar me thikë. Raportohet se ata kanë qenë prindër të shtatë fëmijëve, katër prej të cilëve thuhet se ishin në apartment në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
“Sipas një burimi policor, një çift nga Kosova është gjetur i vdekur, duke konfirmuar informacionin e Vosges Matin. Sipas elementeve të para, burri dhe gruaja janë vrarë me thikë. Trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre”, raporton mediumi France Bleu.
Deri tash nuk ka asnjë pistë për rastin, derisa thuhet se dëshmitë e fëmijëve do të jenë thelbësore për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.