January 16, 2022

Francë: Kërkohet dënimi me burg për bullizmin në shkolla

Shpërndaje lajmin

Deputetët francezë kanë miratuar një ligj të ri që do të kriminalizojë bullizmin në shkollë dhe do të sigurojë trajnime të mëtejshme për mësuesit për të parandaluar ngacmimet.

Legjislacioni i propozuar do ta bëjë ngacmimin në shkollë një vepër penale specifike, për të cilën mund të mbahen përgjegjës ose nxënësit ose stafi i shkollës.

Ata që shpallen fajtorë mund të përballen me gjoba deri në 45 mijë euro dhe tre vjet burg.

Nëse viktima tenton ose kryen vetëvrasje dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet dhe gjoba deri në 150 mijë euro.

Presidenti Emmanuel Macron ishte zotuar të forcojë reagimin e vendit ndaj bullizmit duke u dhënë më shumë mbështetje prindërve dhe duke rritur numrin e vendeve ku të rinjtë mund të dëgjoheshin.

Statistikat kombëtare tregojnë se pothuajse një në dhjetë nxënës në Francë preket rëndë nga bullizmi në shkollë çdo vit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *