April 19, 2021

Francë: Mbi 35 000 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Shpërndaje lajmin

Franca ka regjistruar 35 327 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 185 të vdekur nga virusi gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 92 167.

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4 252 022.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 25 537 pacientë të infektuar, përfshirë 4 353 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 6 137 375 persona, duke përfshirë 2 444 473 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *