Frik nga pushtimi rus, Moldavia shton sigurinë pas shpërthimeve në Transnistri

Shpërndaje lajmin

Moldavia ka rritur masat e sigurisë pas një sërë shpërthimesh në rajonin separatist të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë pas një sërë shpërthimesh në zonën në kufi me Ukrainën, që ngritën frikën e një përhapjeje nga konflikti me Rusinë.
Duke folur pas një takimi të Këshillit të Lartë të Sigurimit të Moldavisë, Sandu ia atribuoi shpërthimet “ndryshimeve të brendshme midis grupeve të ndryshme në Transnistria që kanë interes në destabilizimin e situatës”.
Këshilli rekomandoi që agjencitë shtetërore të rrisin patrullimet pranë zonës tampon me Transnistrinë dhe kontrollet e sigurisë në infrastrukturën kritike./

Leave a Reply

Your email address will not be published.