Frikë nga zgjerimi i luftës Rusi-Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Lumi Dnestër ndan Ukrainën dhe Transnistrian, një republikë e shkëputur nga Moldavia, nën influencën e fortë të Rusisë dhe me një prani të theksuar ushtarësh rusë.
Në anën ukrainase druhen se teksa fitorja bëhet më e vështirë për Rusinë, republika e vogël de fakto mund të hyjë në luftë.
Në qytetin e vogël Kam-Janka, disa kanë frikë.
 “Sigurisht që kemi frikë se lufta mund të shtrihet edhe tek ne. Shumë thonë se armiku nuk do të vijë deri këtu, por ku i dihet! E pamë se çfarë ndodhi në Buça,” – u shpreh një qytetar.
Pasi një gjeneral rus deklaroi se qëllimi i Moskës është kontrolli i jugut të Ukrainës për të pasur akses në Transnistria, qeveria moldave thirri për sqarim ambasadorin rus.
Ekzekutivi në Çisinau i kujtoi ambasadorit se vendi është neutral dhe i bëri thirrje Rusisë që ta respektojë këtë.
Ndërkohë, presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, dorëzoi së fundmi pyetësorin e parë për anëtarësimin në BE, me shpresë për marrëdhënie më të ngushta me Brukselin.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Dështon armëpushimi për Pashkë, Rusia refuzon ofertën e BE-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.