Frikë për përsëritjen e Ukrainës, NATO shton forcat ushtarake në Lituani

0
Shpërndaje lajmin

Kërkesa e Lituanisë për të shtuar forcat e NATO-s në kufi u plotësua, pasi është shtuar frika nga ana e tyre për sulm nga Rusia.
Këtë të hënë Gjermania njoftoi se ishte e përgatitur për të vendosur 4,000 trupa në krahun lindor të Lituanisë, edhe pse 800 prej tyre janë vendosur në mënyrë të përhershme atje. Pavarësisht se kanë kaluar shumë pak kohë që nga anëtarësimi, Lituania sheh si mbrojtësin kryesor nga pushtimi rus NATO-n.
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda paralajmëroi një ditë më parë se nëse Bjellorusia do të priste shefin e grupit mercenar Ëagner, Yevgeny Prigozhin pas kryengritjes së fundjavës në Rusi, atëherë NATO-s do t’i duhej të forconte mbrojtjen në krahun e saj lindor.
Nga ana tjetër Suedia ende e paanëtarësuar në NATO, pret një përgjigje, pasi mbetet një nga vendet e rrezikuara nga aggresioni rus, që pas nisjes së pushtimit të saj në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se ka folur me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe ranë dakord që të zhvillojnë takim paraprak, përpara samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik.
“Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të forconte më tej sigurinë e Balltikut. Fola dje me Presidentin Erdogan dhe jam gjithashtu në kontakt me qeverinë suedeze dhe finlandeze. Dhe ne ramë dakord që të thërrasim një takim të nivelit të lartë në Bruksel përpara samitit. Qëllimi është të arrihet përparim në përfundimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Vendet perëndimore, dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, kanë shtyrë Ankaranë të japë dritën jeshile, duke këmbëngulur se Suedia ka përmbushur kushtet e nevojshme për anëtarësimin në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *