January 25, 2022

Frikë për valën e katërt, Franca përgatitet për vaksinimin e detyrueshëm anti-Covid

Shpërndaje lajmin

Vaksinimi i detyrueshëm  anti-Covid, të paktën për disa kategori, është ajo që do të donte të bënte kryeministri francez Jean Castex, i cili këto ditë po konsultohet me ekspertët për të kuptuar nëse mund të ndiqet kjo rrugë për të arritur sa më shpejt imunizimin e përgjithshëm.

Një nga kategoritë që e ka kundërshtuar dhe pse nuk pritej është personeli shëndetësor. Nga ana tjetër nuk ka alternativë, me variantin Delta që qarkullon, vala e katërt rrezikon të shfaqet në shtator, nëse nuk përshpejtohet fushata e vaksinimit.

Qeveria franceze këmbëngul nga ana tjetër se arma kundër virusit është pikërisht vaksina. Kjo e fundit funksionon dhe ka rezultat të mirë dhe kundër variantit Delta.

Në fakt vaksinimet kanë rinisur me shpejtësi më të madhe pas disa javësh hezitim nga ana e francezëve. Ditët e fundit numri i personave që kërkojnë të vaksinohen është rritur me 20%.

Në Francë vetëm 57% e personelit në azilet e të moshuarve kanë marrë dozën e parë. Ndërsa përqindja për personelin shëndetësor shkon në 64%.

Një shifër e pamjaftueshme dhe për sindikatat e sektorit që kërkojnë vaksinimin e detyrueshëm. Nëse këshilli i shtetit dhe gjykata kushtetuese do të vendosin në favor të kësaj ideje, ky vendim mund të prekë dhe mësuesit, personelin e kopshteve dhe çerdheve.

Kjo temë është në qendër të debateve që në fund të 2020-ës , me presidentin Macron që ka kundërshtuar gjithnjë vaksinimin e detyrueshëm./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *