Frymë diskriminuese e emigrantëve nga policë britanikë

Share

policiabritanike 280x280 1

Pesë oficerë policie në Britani janë shkarkuar për shkak të komenteve të tyre raciste, seksiste dhe homofobike.

Ata kanë krahasuar një oficer me ngjyrë me një qen të racës së përzier. Gjithashtu për shtetasit shqiptarë pesë oficerët kanë thënë se duhen qëlluar dhe se emigrantët e paligjshëm sipas tyre meritojnë dënim me vdekje.

“Shtetasit shqiptarë duhet të pushkatohen, emigrantët e paligjshëm meritojnë dënimin me vdekje

Hetimi ndaj efektivëve kishte nisur që prej 2018-ës pas disa ankesave.

Gjyqtari Jason Beer tha se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin e 21, raporton OraNews, përcjell Albinfo.ch.

“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik”, tha Beer.

Ai ka deklaruar se oficerët kanë shpërndarë foto mes njëri tjetrit në grupe të ndryshme në platforma komunikimi.


Share

Komente