October 12, 2021

Fshati i banuar me shqiptarë në Zaporozhia të Ukrainës

Shpërndaje lajmin

Fshati i banuar me shqiptarë në Zaporozhia të Ukrainës, Divinske, ka festuar 160-vjetorin e themelimit të tij, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se fshati u themelua në vitin 1861, nga familje shqiptare të ardhura nga fshati Karakurt, i banuar nga shqiptarë në rajonin e Odesës.

Shef i Misionit Diplomatik shqiptar në Ukrainë, z. Fation Peni, së bashku me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë, z. Shahin Omarov, morën pjesë në festimet e zhvilluara për këtë rast.

 

Për më shumë:

http://ambasadat.gov.al/ukraine/sq/vizit%C3%AB-n%C3%AB-fshatin-divinske-n%C3%AB-zaporozhia-%E2%80%93-ukrain%C3%AB?fbclid=IwAR2PYYrNJtTvKhl1O6kMhMd_d-CzL4bkJR2VRBossO_kNd-zpl4KJtRDyjI


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *