Fshati kosovar që po zbrazet, banorët ikin drejt qyteteve

Shpërndaje lajmin

Bukuria e fshatit Marec është e përmendur në komunën e Prishtinës.
Sidoqoftë, bukuritë natyrore e ajri i pastër si duket nuk janë arsye e mjaftueshme që banorët e kësaj ane të qëndrojnë këtu.
Kjo pasi që fshatin që zë hapësirën prej 112 km katrorë, e kanë braktisur shumica e popullsisë për t’u vendosur në qytet.
Kështu, në vendin ku dikur jetonin qindra banorë, tash ka vetëm 100.
Kryetari i këtij fshati, Milazim Vitia, thotë për T7 se banorët filluan ta lëshojnë fshatin që nga pas lufta, pasi që gjithçka ishte djegur.
E infrastruktura e mangët, ka shkaktuar probleme edhe në arsim.
Në shkollën fillore këtu, vijojnë mësimin vetëm afërsisht 20 nxënës, e ndërkaq për të kryer shkollimin e mesëm duhet të udhëtojnë rreth 40 minuta për në Prishtinë.
Një problematikë tjetër që e shqetëson banorin e këtij fshati, Zymer Haxhollin është mbyllja e qendrave të mjekësisë familjare.
Haxholli tregon se sa e vështirë është që për secilin shqetësim shëndetësor të udhëtojë 30 kilometra.
Fshati Marec njihet edhe për kontributin e madh që e dha gjatë luftës në Kosovë, ku 25 ushtarë ranë dëshmorë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.