“Fshatrat më të mirë turistikë”, mes tyre, edhe të Zvicrës
Nëse jeni duke kërkuar për vende të reja për të vizituar, dijeni këtë: Andermatt në kantonin Uri dhe Morat / Murten në Fribourg, janë emëruar ndër “Fshatrat më të mirë turistikë” në botë, nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO), përcjell albinfo.ch.
Janë marrë në konsideratë gjithsej 136 fshatra në mbarë botën; Nga këto, 32 u njohën si Fshatrat më të Mirë të Turizmit nga UNWTO – dy vendet zvicerane mes tyre.
Fshatrat turistikë, sipas UNWTO, janë ata që vlerësojnë aktivitetet tradicionale, si bujqësia dhe pylltaria, dhe që janë të përkushtuar për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore.
Andermatt dhe Morat i bindën juristët “me orientimin e tyre të fortë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, afërsinë e tyre me aktivitetet bujqësore dhe vlerën e shtuar lokale që turizmi sjell në rajonin e tyre”.