FSHF zbardh kalendarin për 3 javët e fundit, do të luhen në orën 16
Kampionati shqiptar po shkon drejt fundit, ndërsa më pas do të jetë radha e final 4 për të zgjedhur kampionin e sezonit, ndërsa padyshim kjo është faza më interesante e kompeticionit. Mbeten aktualisht edhe 4 javë deri në përfundim, ku me interes pritet dhe lufta në zonën e ftohtë, më tepër atë që njihet si zona play out, skuadër e cila do të ndeshet me ekipin që vjen në play off nga kategoria e parë.
Për 3 javët e mbetura të kampionatit, në mënyrë që të mos ketë tolerime, FSHF ka vendosur që ato të luhen të gjitha në të njëjtën orë, madje në një calendar të ngjeshur. Konkretisht më 4-8-11 maj në orën 16:00 do të luhen plot 15 përballje të superligës. E vetmja skuadër që deri më tani ka siguruar final 4 matematikisht është Egnatia, ndërsa Vllaznia e Partizani janë po në të njëjtën rrugë, ku gara do të jetë e fortë për pozitën e katërt, aty ku luftojnë Tirana, Dinamo e Skënderbeu.
LEXONI GJITHASHTU:
Kupa e Shqipërisë në futsall/ Flamurtari shpallet kampion, mposht Partizanin
FSHF: Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 14 maj në “Air Albania”