Fshihnin kokainën në gjoksin e partnereve, shqiptarët kapen mat në Greqi

Shpërndaje lajmin

Dy të rinj shqiptar në Greqi kanë gjetur një ide “brilante” për të fshehur drogën që shisnin në lagjet e Pireasë.
Gjoksi i partnereve të dy shqiptarëve sipas tyre ishte vendi më i mirë për të fshehur kokainën. Megjithatë “foleja” e drogës u zbulua nga autoritetet greke.
Grupi i trafikantëve të drogës është çmontuar nga policia greke pasi dy të rinjtë 24 dhe 26 vjeç “ranë në sy” me veprimet e tyre.
Ata dilnin të katërt bashkë me një bebe në rrugët e Pieras.
Pasi grupi u kap mat nga policia, është konstatuar se partnerja e 24-vjeçarit kishte fshehur në gjoks 3 qese të vogla me kokainë, ndërsa partnerja e 26-vjeçarit po ashtu me të njëjtën “skemë”, kishte fshehur drogë, si dhe 460 euro, shkruan media greke. 
Para efektivëve të policisë partnerja e 24-vjeçarit ka deklaruar se droga ishte e burrit të saj dhe e kishte fshehur që ai të mos arrestohej.
Ndërkohë dy shqiptarët kanë deklaruar se drogën e kishin për përdorim personal, por kjo nuk i ka bindur policët grekë./ ./

Leave a Reply

Your email address will not be published.