“Fshinë” pasurinë e ish-zyrtares së kryeministrisë, avokati: Nënë e bir rrezikojnë 4-10 vite burg

Shpërndaje lajmin

Avokati Idajet Beqiri ka bërë me dije se Rozeta Rakipllari alias Dobi, së bashku me djalin e saj Havierin rrezikojnë të dënohen me 4 deri në 10 vite burg.
Nënë e bir akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi.
I ftuar në Euronews avokati tha se pjesë e hetimit do të jetë edhe Alda Klosi, por momentalisht kjo e fundit konsiderohet e pafajshme.
“Situatën e rëndon shuma. Sipas nenit dënimi parashikohet nga 4 deri në 10 vjet. Nëna e ka shumë pozitën e vështirë por dhe djali nuk dënohen më pak se 4 vite. Ne po ndërtojmë një shoqëri imorale. Pjesë e hetimit do të jetë dhe zyrtarja, por momentalisht ajo konsiderohet jo vetëm e pafajshme por edhe viktimë. Ajo do e justifikojë. Gjithmonë viktimën duhet ta konsiderojmë viktimë”, tha Beqiri./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *