FSK në misione paqeruajtëse, Meta përshëndet vendimin: Kosova meriton të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës, për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se Kosova po dëshmon cdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Meta shprehet se Kosova e meriton plotësisht të jetë anëtare e NATO-s.

“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”, shkruan Meta.


Share

Komente