Fuqizimi i grave dhe familjeve, Euronews Albania marrëveshje me UNFPA

0
Shpërndaje lajmin

88% e familjeve shqiptare kanë problem për të rritur fëmijët teksa punojnë.
Këtë thotë një studim nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri.
Fuqizimi i grave dhe i familjeve, mbetet një sfidë jo vetëm për Shqipërinë por edhe vende të Bashkimit Europian.
Euronews Albania i është bashkuar projektit të UNFPA për më shumë zgjedhje dhe mundësi për politikat familjare dhe gjinore në sektorin privat.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në ambientet e Euronews Albania, mes administratores Karolina Risto dhe përfaqësuese e zyrës së UNFPA në Tiranë, Elsona Agolli.
Administratorja e Euronews Albania, Karonina Risto vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për stafin e televizionit por edhe edukimin e qytetarëve.
“Euronews Albania është franchise i parë në historinë e Euronews mbarëkombëtare. Që kjo ishte histori suksesi u pa dhe në faktin se Euronews Shqipëria u mor model edhe për projektet në vendet e tjera. Mendoj se treguesit tanë të vërtetë janë historitë tona njerëzore. Këtu ka punonjës që punojnë çdo ditë për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Ata e bëjnë këtë sepse janë pjesë e një ekipi që ka akses dhe punon çdo ditë për të ndihmuar gratë dhe burrat, për të zgjedhur karrierën që ëndërrojnë dhe të ndihmojnë familjet,” – tha Risto.
Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner tha se ky projekt do të ndihmojë kompanitë të krijojnë ambiente miqësore për gratë dhe fuqizimin e tyre.
“Jam shumë i lumtur të marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes Euronews dhe UNFPA në kuadër të projektit të projektit. Ky projekt është mbështetur nga agjencia austriake për zhvillimin. Ideja kryesore e këtij projekti është të ndihmoje kompanitë private të krijojnë vende pune miqësore për familjen dhe fuqizimin e grave në Shqipëri dhe në vende të tjera,” – tha Steiner.
Marrëveshja synon të sjellë praktikat më të mira për politikat familjare dhe gjinore në institucionet private.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Shqipëria gjobitet nga Strasburgu, historia e familjes rome të dhunuar në Fier

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *