October 22, 2021

Fushata e suksesshme e vaksinimit, Izraeli pritet të heqë kufizimet nga qershori

Shpërndaje lajmin

Izraeli do të heqë kufizimet lokale, pas fushatës së suksesshme të vaksinimit, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë. Shumica e popullsisë ka marrë vaksinën Pfizer-BioNTech dhe rreth 92% e personave mbi 50 vjeç janë vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi.

Izraeli ka rihapur gradualisht ekonominë e tij pas tre bllokimeve që nga fillimi i pandemisë. Vendi raportoi vetëm 12 raste të reja virusi të shtunën.

Izraeli pritet të miratojë “Green Pass” një certifikatë që tregon personat që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19. Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein tha të dielën se ai nuk do të zgjasë marrëveshjen, që do të thotë se kufizimet dhe sistemi Green Pass do të revokohen nga fillimi i qershorit.

Izraeli do t’i mbajë kufijtë e tij të mbyllur për shumicën e vendeve. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu do të rishikojë kërkesën për të mbajtur maska ​​në ambiente të mbyllura./abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *