Fushatë me 50 vetë në ambient të mbyllur/ Gjobitet me 5 milion lekë kreu i PD-së në Kukës

Share

Kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati është gjobitur me 5 milion lekë, për shkelje të rregullave anti-Covid.

Kjo gjobë për kreun e PD në këtë qark, vjen pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me banorët në kuadër të fushatës elektorale.

Në një sallë edhe pse me përmsa të mëdha, Rexhmati, grumbulloi mbi 50 vetë, pa maska, distancim social dhe pa harruar dhe shtrëngimet e duarve.

Jetojmë fundin e kohës së absurdit të rilindjes! Jo vetëm që masa administrative është e absurde, pa asnjë bazë dhe provë të konstatuar ligjërisht, por janë edhe të mangët në njohuritë e hartimit të një shkrese zyrtare:

Për “dënimin” tim duhet të ankohet pronari i lokalit që kam pire kafe unë!!! Ah se për pak harrova , edhe ankesën kundër këtij vendimi absurd nuk ta mbajnë, se nuk kanë personel, ndaj jemi të detyruar ta leme tek sporteli i pritjes së qytetareve  tek DVP Kukës.

Kjo nuk është “policia jote”, kjo është “policia e atyre”, të rilindjes së gjobave! Ta ndryshojmë Shqipërinë më 25 prill”, shkruan ai.

No photo description available.

No photo description available.


Share

Komente