Fushatë me shpërndarjen e çelsave të shtëpivë të reja?/ Celibashi sqaron njëherë ë mirë çështjen

Share

Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi ka reaguar lidhur me çështjen nëse do nëse do të konsiderohet fushatë dhënia e çelësave të shtëpive të rindërtuara prej kryetarëve të bashkive dhe kryeministrit për familjet e prekura nga tërmeti.

Sipas Celibashit, është absurd që KQZ dhe ligji të ndalojë kryerjen e funksionit të institucioneve publike. Në emisionin “Java” në TVSH, Celibashi sqaroi se Kodi Zgjedhor se nëse ky projekt ka qenë për tu zhvilluar, do të vazhdojë të realizohet.

“Është absurde që ne si KQZ apo Kodi Zgjedhor dhe ligji të ndalojnë kryerjen e funksionit të institucioneve publike që të kryejnë punën e tyre. Nëse puna e kryetarit të bashkisë është të shpërndajë çelësat e banesave, atëherë askush nuk ndalon as atë, as ministrat, as kryeministrin që të kryejnë detyrat e tyre.
Është e ndaluar çdo veprimtari mbështetëse dhe promovuese e institucioneve publike, për të cilat janë dhënë fonde në këto 4 muajt e fundit. Pra nëse qeveria ose një institucion tjetër publik është duke zhvilluar një program të cilin ajo e ka në kalendarin e saj, nuk ka absolutisht asnjë lloj pengese. Me pak fjalë, Kodi Zgjedhor ndalon le të themi asfaltin elektoral, ndërtimin elektoral, po nëse këtë projekt e ke pasur për ta zhvilluar, do të vazhdojë të realizohet”, u shpreh Celibashi./CNA.al


Share

Komente