Futbolli italian në zi, sëmundja e rëndë i merr jetën në lule të rinisë, talentit të Atalantës

Share

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare, ish-futbollisti i Atalantës, kampion i Italisë për moshën-U-19, Uilli Braciano Ta Bi.

Ai mbylli sytë përgjithmonë në vendlindjen e tij, Bregu i Fildishtë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Uilli kishte muaj që luftonte me kancerin e mëlçisë, që për fat të keq i mori edhe jetën. Nuk i ka munguar as mbështetja e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, e cila kishte ndërmarrë hapa për të mbledhur fonde dhe për ta ndihmuar atë me shpenzimet.

Ai ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar me kurën, ndërsa muajt e fundit mbylli marrëdhënien me klubin bergamask, për t’u kthyer në Bregun e Fildishtë, ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij.


Share

Komente