Futbollistët VIP në shënjestër të hakerave, lojtarëve u vidhen foto dhe video intime nga celularët

Share

Në shënjestër të hakerave janë edhe sportistët. Pas sulmuesit argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, mediat spanjolle bëjnë me dije se në shënjestrën e tyre tashmë janë edhe disa sportistë britanikë që mbeten anonimë.

Po sipas mediave iberike, materiale private dhe intime, përfshirë foto dhe video, janë marrë nga celularët e personazheve te njohur të botës së sportit.

Disa prej tyre, të cilët janë vënë në dijeni të sulmit, kanë filluar të marrin masa që tani për mbrojtjen e tyre përballë kësaj situate.

“Është shumë e vështirë të dish se çfarë do të bëjnë pas me to, njerëz të tillë janë të sëmurë dhe të këqinj. Nëse ato publikohen duhen vite që të zhduken nga interneti,” tha për Times, agjenti i njërit prej viktimave të këtij sulmi.

Në orët në vazhdim pritet që të publikohet lista e gjatë e personazheve VIP që kanë rënë pre e sulmeve kibernetike.


Share

Komente