October 9, 2021

Futbollistëve francezë nuk u lejohen marrëdhëniet intime

Shpërndaje lajmin

Franca është pretendentja kryesore për të fituar Evropianin dhe Didier Deschamps kërkon nga futbollistët e tij të përqendrohen vetëm te futbolli.

Për këtë arsye, sipas “Le Parisien”, trajneri ka vendosur që futbollistët të mos kryejnë marrëdhënie seksuale derisa objektivi të arrihet.

Griezmann, Mbappé, Pogba, Benzema, Kanté, Koundé apo Varane kanë më shumë se një muaj pa kontakt fizik me partneret e tyre.

“E kemi shumë të vështirë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Duhet t’i pranojmë vendimet”, është shprehur Antoine Griezmann, përcjell Albinfo.ch.

Ndërsa një anëtar i stafit teknik të ekipit të Francës shtoi: “Shumica janë djem te të njëzetat dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse… E kuptoni vetë. Nuk është se ka pasur tension gjatë grumbullimit, por mungesa e seksit është diçka që diskutohet shpesh mes lojtarëve. Është situatë e ndërlikuar pasi nuk lejohet fare kontakti fizik, djemtë as nuk mund t’i puthin partneret”.

Didier Deschamps e ka vendosur këtë masë të rreptë në mënyrë që të shmangë infektimet me koronavirus dhe jo sepse mungesa e seksit ka të mira në performancën sportive.

Tashmë, mbetet vetëm të presim dhe të shohim nëse masa drastike e marrë nga Franca do të japë rezultat.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *