Futbollisti nuk i beson syve, shkakton autogol nga një distancë prej 35 metrash (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një episod sa i çuditshëm aq dhe qesharak ka ndodhur në një ndeshje në kampionatin elitar të futbollit në Irlandën e Veriut.

Teksa luhej sfida Glentoran-Korelaine, në minutën e 77-të të takimit mesfushori Karson i ekipit mik shkaktoi një autogol spektakolar në përpjekje për të larguar topin nga këmba e kundërshtarit.



Autogoli i shkaktuar kapte distancën e 35 metrave, dhe sfera shkoi drejt e në këndin e portës duke mposhtur portierin mik i cili u kap i papërgatitur në këtë rast. Sfida përfundoi në barazim 2-2, teksa vendimtarë për sfidën ishte autogoli i shkaktuar nga Karson.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *