“Futemi si të barabartë me Vllazninë”, Memelli: Fusha problem edhe për Skënderbeun, por…

Share

Skënderbeu do të përballet ditën e sotme me kryesuesit e Vllaznisë, në një ndeshje ku korçarët do të kërkojnë surprizën.

Para ndeshjes me shkodranët, trajneri Migen Memelli është shprehur se skuadra e tij do ta vlerësojë kundërshtarin si të barabartë, duke thënë më tej se është e rëndësishme që skuadra të bëjë më të mirën në fushë.

“Ajo që është e rëndësishme për ndeshjen, është që të gjithë duhet të bëjmë më të mirën në fushë. Për sa kohë impenjimi është në nivele të larta, padyshim dhe rezultatet do të vijnë.

Duke parë ecurinë e Vllaznisë, kanë lojën dhe pikët, i kanë të gjitha. Por kjo nuk na bën as nën nivelin e tyre, në përballje me kundërshtarin, por as mbi nivelin e tyre. Do e fillojmë ndeshjen si të njëjtë me Vllazninë.

Jemi në një situatë ku Bajrami është jashtë për shkak të kartonit të kuq. Sadriu është në rikuperim e sipër, Shala është i dëmtuar prej kohësh. Ata lojtarë që do vendosim në mbrojte, jam i sigurt se do bëjnë mirë.

Terreni do jetë i vështirë për të dyja skuadrat, por jam i bindur se do të bëjmë më të mirën. Fusha është një komponent që nivelin teknik nuk e lejon lojën me topin. Edhe për Vllazninë që luan shumë me topin, por edhe për ne që kemi lojtarë me teknikë.”, tha Memelli.


Share

Komente