September 20, 2021

Gara për hetues te “FBI-ja shqiptare”, kandidatët që kaluan testin, BKH: Mos harroni atletet dhe pijet

Shpërndaje lajmin

Byroja Kombëtare e Hetimit vijon procesin e përzgjedhjes së hetuesve. Dje u zhvillua testi i arsyetimit logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Në testin e arsyetimit logjik morën pjesë 363 kandidatë, ku u kualifikuan 338 dhe 25 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Për të parë rezultatet për secilin kandidatët klikoni KETU.

Kandidatët e kualifikuar në testin e arsyetimit logjik në datat 01.06.2021 – 04.06.2021 do t`i nënshtrohen testimit të aftësive fizike, që do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë. Për të parë listën e kandidatëve të kualifikuar dhe që do paraqiten në testimin e aftësive fizike klikoni KETU.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet, si më poshtë.
a. Në datën 01.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 85 (tetedhjetë e pesë);
b. Në datën 02.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 86 (tetëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 170 (njëqind e shtatëdhjetë);
c. Në datën 03.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 171 (njëqind e shtatëdhjetë e një) deri në numrin rendor 255 (dyqind e pesëdhjetë e pesë);
d. Në datën 04.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 256 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 338 (treqind e tridhjetë e tetë).

Në njoftimin e BKH-së theksohet se “kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00. Kandidatët duhet të marrin atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese.

Kandidatët para fillimit të testimit të aftësive fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore. Kandidatët para se të marrin pjesë në testim do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes

Raportin mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fizikisht për të marrë pjesë në këtë testim pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare”./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *