Shpërndaje lajmin

Prej ditësh është vërenjtur një “krisje” mes qeverisë dhe ambasadores Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Ambasadorja është shprehur e prerë për qëllimet që ka SHBA në Shqipëri në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Së fundmi Rama nëpërmjet një postimi në Tëitter ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një “krisje” të mundshme duke u shprehur se kren e ri të SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada, por KLP.
Postimet e Ramës:
“Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,”-shkruan Edi Rama.

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *