“Garanci e fortë për mbarëvajtjen e punëve”/ Thirrja e fortë e Olldashit për të rinjtë, disa ditë para aksidentit tragjik

Share

Pak ditë para se të humbte jetën në aksidentin tragjik, ish ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi ka marrë pjesë në protestën për t’i thënë “Jo” importit të armëve kimike siriane në vendin tonë për tu asgjesuar.

Në 15 nëntor të 2013, Olldashi postoi në profilin e tij në Facebook një foto nga protesta që zhvillohej para kryeministrisë, teksa shkruante se çështja e armeve kimike u fitua nga ata mijëra djem dhe vajza që i dolën për zot problemit.

Olldashi ftonte të rinjtë të kultivonin këtë kulturë proteste që krijuan në ato dy javë sepse sipas tij, ishte një garanci e fortë për mbarevajtjen e puneve të këtij vendi.

“Çeshtja e armeve kimike, perfundimisht u zgjidh. Ose, me sakte akoma, u fitua! U fitua nga ata mijera djem dhe vajza qe i dolen per zot problemit dhe qe meritojne mirenjohjen dhe falenderimin tone me te madh njerezor. Sot shoqeria shqiptare eshte me e mire dhe, kjo, ne saje te brezit te gjimnazisteve dhe studenteve qe treguan se jane po aq te pjekur sa c’ishte brezi yne 23 vjet me pare. Une ndihem mire qe isha nder te paret politikane qe iu bashkova protestes se tyre, si qytetar. Miqesisht do t’i ftoja ta kultivonin edhe me kete kulture proteste qe krijuan ne keto dy jave sepse eshte nje garanci e forte per mbarevajtjen e puneve te ketij vendi”, shkruante Olldashi në postimin e tij, disa ditë para se të humbte jetën.

Kujtojmë se në nëtor të 2013, me mijëra studentë, gjimnazistë protestuan për të kundërshtuar ardhjen e armëve kimike nga Siria./CNA.al

996056 395930307176174 1313490730 n


Share

Komente