Garat e çiklistëve për Kupën e Shqipërisë, policia njofton akset që do të bllokohen

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Korçës ka bërë publik planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia njofton ndalimin e qarkullimit rrugor në akset e më poshtme sipas orarit të caktuar:

Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;
Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Kujtojmë se aktiviteti çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”, me pjesëmarrjen e grupmoshave të ndryshme do të mbahet në datata 21.08.2023 dhe 22.08.2023, në një aktivitet të organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut Korçë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *