Garoi më14 maj në Kukës, kandidati i Bashkë Fitojmë tërhiqet nga Primaret
Admir Sinamati, kandidati i Bashkë Fitojmë në bashkinë Kukës në zgjedhjet e 14 majit është tërhequr nga kandidimi në zgjedhjet e reja më 24 shtator.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Sinamati përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.
“Unë u përfshiva në betejën e 14 Majit 2023 në respekt të vetes, familjes time, Kukësit dhe Shqipërisë duke qenë i bindur se vetëm me aktivitet dhe kontribut proaktiv kundër së keqes dhe tiranisë së korrupsionit bëjmë detyrën patriotike, shërbimin intelektual dhe njerëzor, ndaj vendit dhe njerëzve tanë. Isha koshient se kisha përballë një makineri të rëndë shtetërore dhe parapolitike pasi rivalizoja një nga njerëzit dhe strukturat më të favorizuara nga paratë e
pista të korrupsionit si dhe të mbështetur fuqimisht nga të gjitha qelizat e shtetit dhe pushtetit në qendër dhe bazë; megjithatë nuk u stepëm, u përballëm por devijimi kriminal e bëri të veten: grabiti fitoren e qytetarisë dhe nevojës ulëritëse të Kukësit për ndryshim. Ato që unë dhe bashkëpunëtorët e mi i thamë hapur dhe me gisht të drejtuar u vërtetuan shpejt dhe me një farë forme, atë që nuk e realizoi vota e devijuar e përfundoi vesi, pra 7 ditë pas riciklimit dhe 40 ditë pas konfirmimit devijant Kukësi u çlirua nga një pushtues që ia kishte vrarë demokracinë, fjalën dhe votën e lirë.
I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh “në ring” një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga radhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për përfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë ( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botիkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndiejë aspak moskandidimin tim”, shkruan veç të tjerash Sinamati.