Gati për burg, 45-vjeçari i demaskuar nga “Piranjat” mbërrin në gjykatë: I kërkoi seks 15 vjeçares

Shpërndaje lajmin

45-vjeçari Kristain Gjoni, i demaskuar nga emisioni “Piranjat” në ABC pas ngacmimeve seksuale ndaj një të miture si edhe kërkesës për të kryer marrëdhënie seksuale me të, nga mbërritur në gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë.
Gjoni akuzohet për ngacmim seksual dhe kryerje të veprave të turpshme. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i ABC, Gjergj Figuri, i dyshuari Kristain Gjoni ka marrë edhe një qese me rroba me vete dhe duket se është gati për në qeli.
Çfarë ndodhi?
45-vjeçari ra në grackën e gazetares së emisionit “Piranjat”, pasi kjo e fundit u shtir si një 15-vjeçare. Ai u përpoq të përfitonte prej saj, pavarësisht se iu tha se ishte e mitur.  Madje, ka udhëtuar disa herë nga Lezha duke i demonstruar asaj një karakter pervers dhe pse jo, të rrezikshëm.

Njoftimi i policisë per arrestimin:
Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin “Piranjat”, në televizionin ABC Neës Albania, në të cilin është trajtuar rasti i një shtetasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nje shtetase 15 vjeçe dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj, ju bëjmë me dije se:
Pas publikimit të këtij rasti, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”, shtetasin K. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Tale, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Vijojnë hetimet për verifikimin dhe dokumentimin e rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.